Monday, October 14, 2024
spot_img

A ka deytrim FSHF dhe Armando Duka t’i mbrojë lojtarët me origjinë nga Kosova nga fyerjet e Serbisë?

Shkruan: Milaim Nela

Deklarata e FSHF-se pas fyerjes së simboleve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës që iu bë në Pragë të Çekisë ishte krejt e shpëlarë për të mos thënë patetike.

Si mundet që FSHF të reagojë me kaq vonesë e jo gjatë ndeshjes?

Si mundet një kapiten skuadre si Elseid Hysaj të mos reagojë në fushë dhe ndaloje skuadrën të vazhdojë ndeshjen deri sa flamujt me fyerje skandaloze ndaj Shqipërisë dhe Kosovës të hiqen!

Edhe sa kohë do vazhdojnë këto skena të shihen në stadiumet e futbollit dhe Federatat përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës të mos reagojnë!

Këto fyerje të simboleve shqiptare janë bërë krejt rutine kudo ku luajnë futbollistë shqiptarë por sidomos të Kosovës!

Ajo që më la shije shumë të keqe në deklaratën protestë si kofini pas të vjelit të FSHF-së ishte fakti që nuk thoshte absolutisht asnjë fjalë për dhunimin e simboleve shtetërore të Kosovës anipse gjysma e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare janë me origjinë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare!

A nuk e ka detyrim FSHF ti mbrojë këta lojtarë nga fyerjet brutale që ju bëhen!?

Justifikimet se ato simbole i përkasin një shteti tjetër kur fyrjet janë direkte ndaj lojtarëve tanë në fushë nuk qëndron e ky argument është i pambrojtshëm!

Sigurisht që FFK-ja dhe qeveria e Kosovës duhet ta marrin seriozisht dhe të ndermarrin hapa serioze ligjorë në instancat ndërkombëtare por këtë duhet të bëjë edhe FSHF sepse kur dalin flamuj serbë me hartën e shqyer tē Kosovës këta lojtarë sigurisht që fyhen rëndë e kjo ndikon në performancën e tyre në fushën e lojës.

Heshtja e Dukës dhe FSHF dhe mosreagimi e injorimi i gjysmës së ekipit kombëtar duke i lënë ata djem pa mbrojtje e si jetimë është e papranueshme.

Armando Duka dhe FSHF e kanë detyrim ti mbrojnë të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar pa përjashtim!

Armando Duka duhet ta nxjerrë kokën nga rëra e të tërhiqet nga organizimi i kampionatit europian të moshave në bashkëpunim me Serbinë Gjenocidale para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.

Ambicjet e Dukës për karrierë të mëtejshme në organizmat europiane e botërore nuk duhet të kenë çmim heshtjen ndaj fyerjeve skandaloze që tifozët dhe shteti serb ju bëjnë shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Duka në krye të FSHF-se është të mbrojë në radhë të parë interesat tona e pastaj të pasurojë karrierën e tij personale!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit