Monday, October 14, 2024
spot_img

Selmanaj “thirrje” deputetëve të pushtetit: Dilni shpërlane fytyrën e juaj, se të Kurtit, Maqedoncit, Dugollit s’e shpërlan as Adriatiku

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, në seancë ka thënë se nuk e kupton pse deputetët e pushtetit nuk kanë shkuar në kuvend për të debatuar rreth çështjes së ushqimit në FSK.

Ai i bëri “thirrje” që të dalin të shpërlajnë fytyrën e tyre, sepse sipas tij fytyrat e kryeministrit Kurti, zv/ministrit Syla, Dugollit e ministrit Maqedonci nuk i shpërlan as Adriatiku.

“Unë nuk po arrij me kuptu abstenimin e shumicës parlamentare dhe qeverisë pse nuk vijnë kët dhe të ballafaqohen me këtë dhe të na japin argumentet, nashta i bindin popullin që këta e kanë mirë e ne keq. Unë nuk kisha mujt me besu që 60 deputetë me u sill kështu për faqe të zezë se duhet me i mbrojt disa abuzues se janë të partisë teme.

Unë i bëj thirrje kolegëve të pushtetit, dilni së paku shpërlane fytyrën e juaj sepse fytyrat e Albin Kurtit, Shemsi Sylës, Dugollit e Maqedoncit nuk ia shpërlan dot as Adriatiku. Dilni së paku për vete e thoni na falni se nuk e kena dit që jena kësi abuzues”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit