Deputetja nga radhët e listës “Guxo”, Jeta Statovci, ka publikuar pamjet nga ura e Ibrit.
Ajo ka njoftuar se ka nisur punimet për matjen stabilitetit të urës.
Në pamjet e publikuara shihet edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Kujtojmë, se ura e Ibrit tash e sa vjet qëndron e mbyllur për automjete, derisa liderët në Kosovë po paralajmërojnë për hapje të saj, gjë që kjo po bie ndesh me deklarimet e ndërkombëtarëve sepse ata nuk po pranojnë një gjë të tillë, madje edhe BE edhe SHBA janë shprehur të zhgënjyera me veprimet e Qeverisë, duke i cilësuar të njëanshme dhe të pakoordinuara.