Monday, October 14, 2024
spot_img

Zemaj “ia lë n’fyt” ushqimin e FSK-së Maqedoncit: Improvizim, dështim, pafytyrësi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë për dështimin e saj në menaxhimin e furnizimeve për ushtrinë, duke e cilësuar situatën si një “dështim” të plotë.

Komentet e Zemajt u bën edhe ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili bazuar në disa foto të siguarua nga Dukagjini shijoi ushqimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kazermën Adem Jashari.

 Ai e quajti “pafytyrësi” dhe “improvizim” që Maqedonci të bëjë një vizitë në kuzhinat e FSK-së dhe të reklamojë ushqimin e saj, kur në realitet, ushtarët përballen me probleme serioze në këtë drejtim.

Zemaj theksoi se kulmi i dështimit katërvjeçar të Qeverisë është fakti se ushtria është lënë pa ushqim të mjaftueshëm.

“Tashmë është e qartë që kulmi i dështimi katër vjetar të kësaj Qeverie po shihet që është ta lësh ushtrinë pa bukë. Por ajo çka e karakterizon këtë qeveri dhe e rëndon faktin para qytetarëve është pafytyrë dhe papërgjegjshmëria për të pranuar dështimin. Po këta e mbrojnë dështimin, e lartëson, madje e prezantojnë si sukses.

Shiheni vetëm reagimin e sotëm, mungesën e prezencës këtu, komunikata për shtyp deri te edhe fotografitë e improvizuara të ministrit ë Mbrojtës, gjoja që po ushqehet në atë që quhet kuzhinat e FSK-së. Ky është pafytyrësi, ky është mashtrim, ky është dështim. Dhe ky dështim duhet të reflektojë mbi kolegët tanë deputetë që kanë ardh me votën e qytetarëve”, ka thënë Zemaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit