Sunday, October 13, 2024
spot_img

Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës me barriera në botën islamike

Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017.

Pavarësinë e saj – të shpallur më 2008 – e njohin pak më shumë se gjysma e 57 vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila e përshkruan veten si “zë i përbashkët i botës myslimane”. Mes tyre prijnë Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, shumë të tjera – si Indonezia me mbi 275 milionë banorë apo Irani me mbi 88 milionë – nuk e njohin.

Ministritë e Jashtme të këtyre dy vendeve, ashtu sikur edhe ajo e Tunizisë, Irakut dhe Sirisë, nuk kanë treguar nëse janë duke shqyrtuar qëndrimin për Kosovën.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk ka treguar për aktivitetet e saj lobuese në këto vende.

Në një intervistë dhënë gazetës Arab News në vitin 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është “gabim i madh” që disa vende me shumicë myslimane refuzojnë ta njohin Kosovën si shtet.

“Mendoj se ato janë keqinformuar nga Serbia. Disa prej tyre e mbajnë atë qëndrim edhe për shkak të lidhjeve të ngushta me Federatën Ruse. Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve të botës që – për hir të paqes afatgjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të njerëzve për liri dhe vetëvendosje – ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti për Arab News.

Kosova ka mbi 1.5 milion banorë me shumicë myslimane, por me Kushtetutë është shtet laik.

Pavarësisht mbështetjes së disa prej shteteve më të mëdha dhe më me ndikim në botë, Kosova nuk është ende pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe njihet vetëm nga pak më shumë se 100 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit