Sunday, October 13, 2024
spot_img

Famila Imeri letër të hapur Albin Kurtit: A është Komunikata nr. 60 postimi i Kryeministrit kundër Familjes Geci?

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në letrën publike, i bëhet thirrje Kurtit që të ketë angazhim më të madh në zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës.

Familja Imeri nuk u shpreh e kënaqur me qasjen e Kurtit në këtë pikë, ndonëse e falënderoi dhe mbështeti kryeministrin për qëndrimet e tij për Specialen.

Postimi i plotë

Letër e hapur Kryeministrit Kurti

I dashur Kryeministër Kurti,

Kosova, siç e dimë të gjithë, ka kaluar nëpër një luftë të gjatë dhe të hidhur për liri. Një luftë e ashpër, ku njerëzit flijuan gjithçka për të arritur te pavarësia, të cilën sot e përjetojmë me krenari – por ndonjëherë, me gallatë e propagandë.

Natyrisht, ka pasur edhe sfida të mëdha pas luftës: ndërtimi i një shteti demokratik, krijimi i stabilitetit politik dhe ajo plagë që askush nuk dëshiron ta prekë: dhuna politike e pasluftës.

Në këtë letër, Kryeministër, kam një sugjerim të thjeshtë: ndoshta do të ishte mirë që të flisnit edhe për ato ngjarjet e dhimbshme, si për shembull, kush e vrau LDK-në në Kosovën e pasluftës.

E di që jeni i zënë, por nuk është se keni qenë vokal për këto çështje. Në fakt, kërkova kudo, lexova gjithçka që keni shkruar gjatë dy dekadave, dhe sërish… asgjë! Mirëpo, nuk mund t’ju mohojmë: ne prapë ju kemi përkrahë që të bëheni Kryeministër.

Por, le të flasim pak për LDK-në. Një lëvizje popullore, rezistencë paqësore dhe aktive ndaj regjimit të Millosheviqit.

Pa dhunë ndërshqiptare, me diplomaci, me shallin e Rugovës që valëvitej si flamur i paqes. Por ja që koha e paqes nuk mjaftoi, dhe pas luftës, disa filluan të përdorin një qasje më agresive kundër bashkëkombasve.

Dhe për këtë, natyrisht, nuk patëm ndonjë reagim nga ju. Mendoj se ajo fraza “heshtja është flori” ka marrë një kuptim të ri, të paktën në politikën kosovare, ku propaganda dhe gënjeshtra drejtojnë mediat, shoqërinë e qebesa edhe shtetin.

Më pas erdhën vrasjet politike. Lista është e gjatë dhe e rëndë:  Behadin Hallaqi, Ismet Jashari ,Ramiz Hoxha, Smajl Berbatovci, Ismet Rrahmani, Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Haki Imeri, Ismet Raci, Xhemajl Mustafa, Tahir Zemaj, Halil Dreshaj, Sabahate Tolaj, Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Bekim Kastrati, Besim Dajaku dhe shumë të tjerë u plagosën e torturuan..

Ndonëse prisnim ndonjë fjalë të madhe nga ju, Kryeministër, për të gjithë këta njerëz që dhanë jetën, ju keni zgjedhur të mos ngriheni nga ai vend i ‘rehatshëm’ që po mban postin e Kryeministrit.

Tani, për të qenë të drejtë, nuk mund të injorojmë faktin që Gjykata Speciale është aty, falë SHBA-ve, sigurisht. Ju, ndonëse nuk keni qenë ithtar i madh i kësaj gjykate, në fund keni treguar një mbështetje strategjike.

Jo për ndonjë arsye të thellë morale, natyrisht, por më shumë si një levë politike që ju ndihmon në mënyrë ‘misterioze’ të arrini pushtetin. Strategjia është gjithmonë e rëndësishme Kryeministër, dhe ju jeni mjeshtër i saj.

Por, për çfarë duhet t’ju përgëzojmë, është mjeshtëria me të cilën keni mbuluar këtë çështje që hedh pluhurin e harresës. Dhe në këtë proces, glorifikimi i “heronjve të rremë” të luftës, që ia kanë mbyllur gojën Kosovës me terror, është bërë pjesë e retorikës suaj të përditshme.

Nuk kanë kuptim lavdite e rreme ne fakt ngjasojnë me mitet serbe qe ushqejnë politikat luftënxitëse dhe përgjakën Ballkanin ..

Megjithatë, falë Gjykatës Speciale, disa nga këto histori po ndriçohen. Dhe për këtë duhet t’ju falënderojmë edhe ju, që s’keni bërë asgjë për të penguar këtë proces. Ky është një sukses, s’ka si të jetë ndryshe!

Po ndalemi pak, Kryeministër, te “Komunikata 59”, që e dimë mirë se edhe anëtarët e vetë UÇK-së e kanë kundërshtuar. Për fat të keq, ajo komunikatë mbolli frikë, dhunë dhe vrau disa prej më të mirëve.

Dhe tani, ju disi me datën 8 tetor nxorët një fantazmë lufte, rifreskuat një debat nxites që, nëse nuk ishte i qëllimshëm, ishte një ringjallje e frikshme e kësaj Komunikateë 59 të cilën Rexhep Selimi qe deklaruar se kush ishte autori i saj .

A është kjo një përpjekje për të na dhënë një “Komunikatë 60” nën firmën tuaj?!Z. Kryeministër, siç na mëson përvoja historike: njëanshmëria ka afat skadence.

Ju e dini mirë këtë, pasi nuk është se nuk keni mbështetur Gjykatën Speciale në momentet kur kjo ju lëverdiste. Sigurisht, mbështetja ishte e matur dhe me një sy te përfitimet e mundshme politike. E kuptojmë këtë.

Por ja që, në fund, në një farë forme, Gjykata Speciale ju dha mundësinë të ngjiteni në pushtet dhe ju mbajti aty, si një gardian.

Të ndalemi për një çast te ajo pjesa ku ju ishit kundër ndarjes së Kosovës. Aty ta heqim kapelen!

Në një mënyrë apo tjetër, ju dhe Gjykata Speciale, ndonëse jo në koordinim të plotë, ndat të njëjtin qëllim: moslejimin e një Kosove të ndarë.

E për këtë ju vlerësojmë, edhe pse do të ishte mirë që të njëjtin entuziazëm ta kishit treguar edhe për të ndriçuar vrasjet politike.

Mirëpo, nuk mjafton vetëm të jemi kundër Serbisë. Jemi bashkë në atë drejtim, por për çështjet e brendshme, për sa kohë që fragmentoni historinë, dalloni njerëzit dhe u jepni jete gojëdhënave duke anashkaluar faktet e provat të mjekësisë ligjore, kjo qasje ta rrënon kredibilitetin.

Kjo qasje ua gris profilin e një lideri që qytetari kërkonte zgjodhi si kundërmasë ndaj ish pushteteve të kaluara të korruptuara dhe kriminale.    

Për të përmbyllur këtë letër, Kryeministër, duhet t’ju kujtoj se maskat që u veshën gjatë luftës për të kryer krime ndaj bashkëkombësve nuk u hoqën me ardhjen e paqes.

Jo, ato vazhduan të përdoren edhe më pas, me të njëjtën metodë: eliminim i kundërshtarëve, frikësim i popullit dhe heshtje për gjithçka që nuk i lëverdis “elitës së caktuar “.

Dhe e dini kush është përfituesi më i madh i kësaj drame? Pikërisht Serbia!

Kur ju nga vendi i kryeministrit kërkoni ndriçimin e vrasjeve politike, e nënshtroni Serbinë dhe prokurorëve kosovarë u jepni forcë dhe guxim që të lëvizin drejtësinë, mbrojnë viktimën e forcojnë besimin në shtetndërtim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit