Portugalia dhe Spanja kanë korrur sukseset e radhës në Nations League, me “Luzitanët” që fituan 3-1 në transfertën polake, ndërsa “Furia Roja” mundi minimalisht me shifrat 1-0 Danimarkën në shtëpi.
Cristiano Ronaldo ishte ndër protagonistët absolut të Varshavës, me “yllin” portugez që shënoi golin e dytë, me triumfin e djemve të Roberto Martinez, që u sigurua më tej nga Bernardo Silva e një autogol i Bednarek, ndërsa për vendasit golin e nderit e shënoi Zielinski.
Në krahun tjetër, Martin Zubimendi ishte heroi absolut i kampionëve të Evropës në “Estadio Enrique Roca”, të Murcias, duke shënuar golin e vetëm në fitoren e rashës për djemtë e De la Fuente.
Në sfida të tjera, Bjellorusia barazoi pa gola me Irlandën e Veriut, ndërsa Rumania fitoi me rezultatin e thellë 3-0 transfertën qipriote.