spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

I arrestuari në Kosovë për para të falsifikuara është zyrtar policor në Maqedoni të Veriut

Autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ato të Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar një shtetas maqedonas, i cili dyshohet për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej 2 euro. I dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovë është identifikuar si punonjës i Ministrisë së Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

I arrestuari është Shkelzim Demiri, i cili është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Demiri është zyrtar policor në Maqedoninë e Veriut.

spot_img

Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) tha se arrestimi i tij është kulmimi i operacionit disamujor.

34-vjeçari i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se ka falsifikuar qindra mijëra monedha prej 2 eurosh në dy vitet e fundit.

Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut u njoftua se janë kryer kontrolle në tri lokacione dhe janë sekuestruar makineri për prodhim të parave të falsifikuara me prerje metalike 2 euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit