Kombëtarja e Zvicrës ka pësuar humbje prej 2:0 nga kombëtarja e Serbisë.
“Helvetikët” u mposhtën me rezultat prej 2:0 nga Serbia në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc të Serbisë.
Zvicra u prit nga Serbia në mënyrë skandaloze, veçanërisht lojtari Granit Xhaka.
Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merrte topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.
Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë.
Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.
Gjithashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim.
Elvedi shënoi autogol në fundin e pjesës së parë për epërsinë e vendasve.
E Mitrovic në minutën e 61-të shënoi për epilogun e këtij takimi.
Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, teksa pati edhe dy goditje të mira nga distanca, por që nuk përfunduan në portë.