Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Lituanisë kanë publikuar tashmë formacionet për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Dardanët luajnë sot (e shtunë) në udhëtim te Lituania në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Grupin 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas” të Kaunas nga ora 15:00.
Tashmë kanë dalë edhe formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku përzgjedhësi Franco Foda ka bërë shumë ndryshime.
Nga minuta e parë do të debutoj portieri Amir Saipi, ndërsa titullarë janë edhe Lumbardh Dellova dhe Albion Rrahmani.
Pjesë e formacionit titullarë janë edhe ‘senatorët’, kapiteni Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Valon Berisha, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.
Formacionet zyrtare
Lituania: Gertmonas; Kazukolovas, Girdvainis, Tutyskinas; Sirvys, Vorobjovas, Gineitis, Lasickas; Dolznikov, Slivka; Kucys;
Kosova: Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Rrudhani; Rexhbecaj, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Rrahmani;