Sunday, October 13, 2024
spot_img

Deputetja e AAK-së: Kurti i ka sjell vetëm dëme Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se e kanë pritur tërheqjen e qeverisë nga vendimi për masën ndaj Serbisë, kjo pasi sipas saj, kryeministri Albin Kurti gjithmonë nuk i ka mbajtur qëndrimet e tij, edhe pse ka shkaktuar dëme Kosovës.

“Po as që e kam pritur që do e mbajnë këtë qëndrim se këta as një herë, as një veprim që e kanë nisur pa koordinim që është bërë me aleatët tanë ndërkombëtar, por qoftë edhe me opozitën nuk e kanë mbajtur. Gjithmonë Albini është kthyer prapa njëjtë sikurse për targat, sikur se për krejt veprimet e terja të cilat në fakt e kanë sjellë Kosovën në kaos dhe ky kryeministër ka punuar në drejtimin që të punoj për vota, për partin politike, për LVV-në. Qoftë edhe nëse dëmtohet interesi i Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se rritja e pensione për 20 për qind është vetëm veprim elektoral dhe se kjo është një rritje e vogël që nuk ka ndikim në mirëqenie e pensionistëve.

“Efekt elektoral, do të thotë veprime elektorale. Ka qenë rritje e vogël që nuk e besoj që do të ndikoj në mirëqenie  e pensionistëve kjo rritje e vogle prej 20 eurove. Po do të mundohet tash me veprime të tilla sa do të vogla që janë, veprim elektorale që ti ruaj pozicion qeveritare. Ne jo nuk do të kemi koalicion, një mendimi i imi personal që koalicion të kenë partitë opozitare që janë sot dhe ta kemi një qeveri stabile. Sepse një qeveri që nuk i ka sjellë as një njohje Kosovës, as një anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare, jemi shtet i sanksionuar, me masa nga BE-ja dhe që kemi humbur aleatet tanë”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit