Sunday, October 13, 2024
spot_img

Pse viktimat po marrin para me fajde e nuk po marrin kredi në banka? Kjo është përgjigjja e prokurorit Arben Hoti

Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, prokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Arben Hoti, ka folur lidhur me problemin e fajdeve.

I pyetur se pse qytetarët nuk marrin para kredi në banka por po marrin para me fajde, pas të cilave dëmi është shumë më i madh, prokurori  Hoti shpjegoi se nga praktikat e mëhershme që kanë pasur ka raste kur viktimat nuk kanë mundësi që të plotësojnë kushtet apo kriteret që kanë institucionet financiare për dhënie të kredive.

Kjo, sipas tij, vjen për shkak të vështirësive financiare që mund t’i kenë dhe kështu viktimat zgjedhin një rrugë pak më të shpejtë, pra fajdetë.

Hoti u pyet edhe për fenomenin tjetër – rikontraktimi ose marrja e fajdeve për të paguar fajde të tjera.

Sipas prokurorit ka edhe situata të tilla. Hoti tha se kryesisht kryesit e këtyre veprave penale kanë njohje mes vete dhe jo rrallëherë ndodh që viktima nga të pandehurit të dërgohet te disa të pandehur të tjerë me qellim që të kontraktojë shumë të parave me fajde dhe të përmbushë kamata apo fajde ndaj të dyshuarve të tjerë./Kallxo.com

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit