Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes së humbur 2-0 të Shqipërisë përballë Çekisë.
Për shkodranin, presioni i vendasve ishte kyç në shënimin e golave dhe arrijten e fitorës për vendasit.
“E dinim që Çekisë i kishin mbetur në kokë ndeshjet e kaluara me Shqipërinë. Ishin më të motivuar në kokë se ne. Në fillim treguan shumë presion. Kështu u pësuam golat, nga krosimet”, tha fillimisht Hysaj.
“Duhet të kuptojmë këto gabime dhe të mos i përsërisim”.
“E kishim rastin për të barazuar dhe më pas mund të fitonim. Pësuam golin e dytë dhe aty sikur na u prenë këmbët”.
“Jemi një skuadër e fortë dhe duhet të kemi besim”.
“Çekia e kishte përgatitur ndeshjen aq fort sot, sikur të ishim Spanja. Duhet ta besojmë edhe në që kemi arritur një nivel të lartë dhe të punojmë si të mbetemi në nivelin e lartë”.
“Nuk kemi ndonjë rënie. Me Ukrainën luajtëm shumë mirë, po ashtu edhe me Gjeorgjinë. Unë di që kemi bërë mirë në dy ndeshjet e kaluara”.
“Duhet të kemi besimin dhe të mos kalojmë në momente të vështira. Ne kemi arritur diçka dhe ta mbajmë kokën lart”, u shpreh kapiteni Hysaj.