spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

73-vjeçari që plagosi gruan 42 vjeçare sot në Fushë Kosovë para katër ditësh u arrestua për dhunë në familje, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht. Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

I dyshuari është Idriz Alija (73-vjeçar), ndërsa viktima që e qëlloi është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri (42-vjeçare).

Burimet thonë se para katër ditësh, i dyshuari u arrestua për dhunë në familje, pasi u denoncua nga viktima për dhunë psikike e presion të vazhdueshëm.

Pasditen e 2 gushtit, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, i dyshuari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes për shkak të konflikteve për xhelozi.

Denoncimi i rastit vuri në lëvizje Policinë dhe pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Pas përfundimit të masës së ndalimit policor, i dyshuari u lirua dhe shkoi një hap më tej, ku sot e plagosi viktimën, rast ky që mund të përfundonte me fatalitet.

Nga Klinika Emergjente kanë bërë me dije se viktima u dërgua në gjendje të rëndë, por fatmirësisht për momentin është me vetëdije.

“I ka kryer disa intervenime, por për momentin gjendja është stabile. Ka disa plagë hyrëse dalëse por gjendja është stabile”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit