Sunday, October 13, 2024
spot_img

Erdogan në Tiranë, Rama: Turqia ka qenë e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në deklaratën e përbashkët me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia ka qenë e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Republika e Turqisë, kur Presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohje e Kosovës e para, thjesht zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale, në sinkron me punimet e parlamentit të Kosovës dhe në momentin kur në televizor përpara të cilit ishte mbledhur e gjithë qeveria me atë herë Kryeministrin dhe sot Presidentin, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar Pavarësinë, qeveria e Republikës së Turqisë ka njohur Kosovën”, tha Rama.

“Ne ndajmë shqetësimin që situata mes dy shteteve, duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë”, tha Rama duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit