Sunday, October 13, 2024
spot_img

Mësohet arsyeja e aksionit në “Avicena”

Policia e Kosovës, përkatësisht krimet Ekonomike janë duke zhvilluar aksion në nivel vendi, i cili është duke vazhduar.

Aksioni është duke u zhvilluar në pikat e laboratorit “Avicena”.

Siç ka mësuar Gazeta arsyeja pse Drejtoria për Krimet Ekonomike dhe Korrupsion ka zbarkuar në “Avicena” është pasi dyshohet se laboratori ka lëshuar certifikata të falsifikuara për nevoja të procesit të patentë shoferëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, ka deklaruar Hoxha.

Theksojmë se Gazeta që nga 11 shtatori ka kërkuar përgjigje nga “Avicena” lidhur me këto dyshime, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit