Sunday, October 13, 2024
spot_img

Abazi – VV’së: I jepni tendera familjarëve të Radoiçiqit e shkoni i kani Afrim Bunjakut te varri

Ish-deputeti i VV’së, Haki Abazi ka thënë se prokuroria duhet të marrë në pyetje shefen e Grupit të VV’së, Mimoza Kusarin pas bisedave të publikuara me kriminelin Milan Radoiçiq.

Ai ka theksuar se VV i ka prishë punët me deputetët e saj ndërkohë kërkon vota te Lista Serbe.

“I ka prish puntë me Eman Rrahmanin, Visar Korenicën me Haki Abazin për me shku me kërku vota te Milan Radoiçiq. S’ka moral ma të poshtër kur ju jep tendera familjarëve të Radoiçiqit e shkon i kan Afrim Bunjakut të varri. Këta janë të heshtur se nuk guxojnë me fol. Turp është me thanë nuk e din Albin Kurti se kam fol me Radoiçiqin. S’e kuptoj ku e ka atë ftyrë me dal e me fol, ky standard tregon se nuk kem shtet e nuk kem prokurori që nuk e merr në pyetje njeriun që flet me personin që ka aktakuzë për siguri kombëtare. Tu ju thanë që ata tjerët kanë bo keq për 20 vjet ka përfundu kjo storie që merrni vota më”, ka deklaruar Abazi. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit