Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se kurrë nuk ka qenë pronar i kompanisë “Lirigzoni” Sh.P.K., në një përgjigje ndaj akuzave të Mimoza Kusari-Lilës se kinse ai “si pronar i kompanisë Lirigzoni” ka bërë biznes milionësh në veri.
Haxhiu ka thënë se kompania Lirigzoni, e cila është e afërt me të, ka qenë kundërshtare e kompanisë “RAD” D.o.o., e cila kontrollohet nga Radoiçiqi dhe ndodhet në Listën e Zezë të ShBA-ve.
“Kur kjo është në gjendje që një kompani, Lirigzonin, kompani e së cilës unë kurrë në jetë nuk kam qenë pronar as aksionar, as asgjë tjetër, e cila ka qenë kundërshtare e kompanisë RAD të Radoiçiqit. Radoiçiqi me grupet e tij ia kanë djegur kamionët, e kanë sulmuar me armë kompaninë Lirigzoni te Ura e Ibrit. Dhe kjo është në gjendje t’i bëjë bashkë sulmuesit me ata që i kanë luftuar ata”, ka thënë Haxhiu.
“Je bashkëpunëtore në krim”, i ka thënë Haxhiu, Kusari-Lilës.