Sunday, October 13, 2024
spot_img

Del në shitje makina e rrallë e Angelina Jolie, sa do të kushtojë

Një Ferrari i vjetër i zotëruar nga Angelina Jolie do të dalë në ankand në “Shitjen e jashtëzakonshme” të Christie’s në Paris më 20 nëntor.

Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Jolie është pronare e makinës klasike e cila është një Ferrari 250 GT e vitit 1958. Kjo veturë është e 11-ta nga vetëm 353 modele të prodhuara midis viteve 1955 dhe 1960.

Modeli me dy dyer zëvendësoi modelet e mëparshme të Ferrarit Boano dhe Ellena dhe promovoi aftësitë e reja të shtëpisë së dizajnit Pininfarina.

Një zëdhënës i Christie’s konfirmoi për Bloomberg se Ferrari ka ende motorin e tij origjinal. Shtëpia e ankandeve nuk bëri të ditur se për sa kohë Angelina Jolie e zotëronte automjetin apo nëse e kishte vozitur ndonjëherë. Makina parashikohet të arrijë një vlerë midis 600,000 € – 800,000 €.

Makina do të shfaqet për publikun në datat 14, 16 dhe 20 nëntor në ekspozitën e Christie’s në Paris.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit