Sunday, October 13, 2024
spot_img

Tahiri: Radoiçiqi e paska vendosur pagën minimale në Kosovë, duam që sot këtë ta diskutojmë në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja e votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të diskutuar rreth ndodhive të fundit.

Tahiri shprehet se deputetët duhet të diskutojnë se si terroristi, Milan Radoiçiq, ka vendosur për pagën minimale të Kosovës.

“Kryeterroristi Radoiçiq bashkë me qeverinë kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë. Jo vetëm kaq, nga kjo ata përjashtuan veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend. Zëvendësministri i Drejtësisë, paska qenë edhe më Mimozën edhe me Radoiçiqin. Ky Kuvend është i kriminalizur, vendimmarrje ka marr kryeterroristi Radoiçiqi”, tha Tahiri.

“Si mund të vazhdojë kjo legjislaturë kur kemi aq thellë të involvuar terroristë. Ne sot e kemi vazhdimin e seancës por do të kërkojmë vazhdimin e kësaj çështje, që të gjithë deputetët të flasin lidhur me këtë”.

Tutje Tahiri është shprehur se legjislatura e tanishme është e kontaminuar e e kriminalizuar.

Ndër të tjera, Tahiri thotë se pos shefes së GP-së të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që ka biseduar me terroristin Milan Radoiçiq, ka dhe deputetë të tjerë që kanë bërë këtë veprim.

“Kjo legjislaturë është e kontaminuar e kriminalizuar që çdo ditë po dalin çështje të reja. Ka aludime që edhe deputetë të tjerë kanë biseda të tilla, për çka folën ata. Kjo po bëhet mbi kurrizin tonë”, tha Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit