spot_img
Wednesday, December 18, 2024
spot_img

Pse ënjtet vendi ku ju pickon mushkonja: Kur pasojat janë më të këqija dhe si t’i shmangni ato

Pasojat e një pickimi të mushkonjave mund të jenë shumë më serioze sesa të kruarat dhe skuqja

Kur një mushkonjë pickon, ajo shpon lëkurën me feçkën e saj, dhe me një pjesë të gjatë të buzës që ka formë anatomike në mënyrë që të thith gjak.

Me këtë organ që duket si gjemb, por në fakt është nofull, mushkonja gjen enën e gjakut të “viktimës”.

Në vendin e pickimit, mushkonja injekton pështymën e saj, e cila përmban antikoagulantë që parandalojnë mpiksjen e gjakut. Në këtë mënyrë është më e lehtë për të që ta thithë atë.

Mushkonjat mund të transmetojnë sëmundje të tilla si malaria, ethet e verdha, virusi i Nilit Perëndimor.

Te disa njerëz, pickimet e shumta mund të shkaktojnë një reaksion alergjik më intensiv. Më pas ndodhin ënjtje më të mëdha, madje rreth pickimit krijohen edhe flluska.

Në raste të rralla, ndodh edhe një reaksion sistemik, si dhimbje koke, ngritje temperature ose ënjtje e gjëndrave tiroide.

Është shumë e rëndësishme të zbatohen të gjitha masat për mbrojtjen nga mushkonjat:

▪ Për të parandaluar grumbullimin dhe riprodhimin e mushkonjave, hiqni rregullisht ujin e ndenjur nga kontejnerët, ulluqet, pishinat dhe të gjitha vendet ku mblidhet uji.

▪ Vishni rroba me mëngë të gjata, pantallona dhe çorape, veçanërisht në mbrëmje. Përdorni repelentë të bazuar në DEET, picaridin ose vaj eukaliptusi.

▪ Instaloni rrjeta për të parandaluar hyrjen e mushkonjave në shtëpi.

▪ Mirëmbani rregullisht oborret, lëndinat dhe kopshtet për të zvogëluar mundësitë e shumimit të mushkonjave.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit