Para stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut është duke u protestuar rreth arrestimit të kryetarit të “Demokracisë Serbe” Aleksandar Arsenijeviq.
Ai u arrestua dje pasi sërish përmes fishkëllimave me bilbil kundërshtoi vizitën e kryetarit të Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq në shëtitoren atje, raporton Kossev.
Politikani serb nga veriu ishte ndaluar për 48 orë.
Në protestë është parë edhe nëna e Arsenijeviq, e cila ka kërkuar lirimin e djalit të saj.