Alexis Sanchez ka vendosur për rikthimin te Udinese, pasi kontrata e tij me Inter-in përfundoi.
35-vjeçari është një lojtar i lirë këtë verë, por në drejtim të ish-lojtarit të Inter-it ka pasur oferta nga klube të Ligue 1 siç janë Marseille dhe Lille.
Mediet italiane raportojnë se sulmuesi nga Kili e ka vendosur tashmë se cili d të jetë destinacioni i tij i radhës dhe është gati për t’u kthye te Udinese.
Ka kaluar shumë kohë qëkur ai mbërriti për herë të parë në Itali, në vitin 2007 te Udinese dhe u transferua te Barcelona për 26 milionë euro në verën e vitit 2011.
Kjo ishte lëvizja e parë, që u pasua nga disa transferime goxha të shtrenjta, pasi ai e ka ndërtuar karrierën përmes Arsenal-it dhe Manchester United, Inter-it e Marseille.
Alexis Sanchez numëron 112 paraqitje me Udinese-n, në të cilat ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 20 asistime.
Kiliani tregoi se mund të jepte kontributin e tij edhe sezonin e kaluar te fituesi i titullit të Serie A, Inter, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar pesë asiste, ndërsa luajti edhe në Copa America me kombëtaren e vendit të tij.