Monday, October 14, 2024
spot_img

Shala: Koordinimi me një kriminel si Radoiçiq është rrezik kombëtar

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka thënë se koordinimi për tema me interes nacional nga Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiqin është rrezik shtetëror.

Ai duke folur për audio-incizimin Kusari-Lila dhe Radoiçiq ka thënë se një skandal i tillë do duhej rrezikonte të ardhmen e Qeverisë Kurti.

“Koordinimi me një kriminel të tillë për me kalu ligje që janë të rëndësishme esenciale për shtetin është rrezik i sigurisë nacionale. Ky skandal ish deshtë me ja shembë goxha shumë themelet Qeverisë Kurti. Por kjo Qeveri në vend se me pranu ndonjë akuzë dhe me reflektu me vetën këta e kanë zgjedh metodën e linçimit”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se është i bindur se biseda nuk është montazhë, pasi siç ka thënë ai i njeh Kurtin dhe Kusari-Lilën.

Kryeministri Kurti por edhe Kusari-Lila publikimin e audio-incizimit është luftë hibride.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit