Sunday, October 13, 2024
spot_img

Pas zhbllokimit të CEFTA-s, vjen reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, njoftoi të mërkurën se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet nga tani në Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të vendeve të Evropës Qendrore (CEFTA).

“Lajm vërtet i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tani Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e vet, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u”, shkroi Rohde në X.

Pas këtij lajmi të mirë për Kosovën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka thënë se “nga tash vendin ynë do të përfaqësohet si shtet, ashtu siç duhet, si Republikë e Kosovës”.

Shkrimi në Facebook:

Kosova në CEFTA si Republikë e Kosovës, e jo më si UNMIK!

Që nga viti 2006/7 Republika e Kosovës në CEFTA, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore është përfaqësuar si ‘’UNMIK’’.

Nga tash vendin ynë do të përfaqësohet si shtet, ashtu siç duhet, si Republikë e Kosovës.

Vlen të thksohet se pas një presion të papërballushëm nga Gjermania për lirimin e mallrave të Serbisë, kryeministri Albin Kurti vendosi që të hap kufijtë, por me kontroll të shtuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit