Monday, October 14, 2024
spot_img

Detaje nga krimi brenda familjes shqiptare në Itali, fëmijët njoftuan tezen: Babai ka vrarë mamin

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë për krimin makabër të ndodhur në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, 24-vjeçare në sy të fëmijëve të mitur.

Babi ka vrarë mamin”. Kjo ishte fjalia që fëmijët 4 dhe 6 vjeç të çiftit shqiptar që jetonin në Caserta i kanë thënë në telefon tezes së tyre, çka çoi në zbardhjen e krimit të rëndë në familje, i  cili u regjistrua rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Mediat italiane raportojnë se motra e Eleonora Tocit ka kontaktuar policinë për t’i komunikuar atë çka kishte ndodhur në rrugën Caravaggio.

Kjo pasi ajo kishte telefonuar në ‘videocall’ fëmijët e çiftit, sepse nuk kishte besuar kunatin e saj Lulzim Toci, i cili i kishte shkuar në shtëpi menjëherë pasi i kishte mbytur të motrën, duke i kërkuar që ta shoqërojë në spital.

La Repubblica raporton se njëri prej fëmijëve të çiftit Toci i ka kthyer edhe kamerën nga e ëma e pajetë, dhe për pasojë motra e viktimës ka parë vendin e krimit.

Sakaq, kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.

Banesa dy katëshe ku çifti jetonte është rrethuar nga karabinerët, ndërsa mësohet se shkak për ngjarjen e rëndë janë konfliktet midis Lulzimit dhe Eleonorës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit