Uk Lushi, ish-pjesëtari i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, i ka ftuar intelektualët e Lëvizjes Vetëvendosje të komentojnë përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës me Millan Radoiçiqin.
Lushi, në një shkrim në Facebook, ka komentuar heshtjen e eksponentëve dhe përkrahësve të LVV-së ndaj përgjimit Radoiçiq – Kusari-Lila.
“Ku jeni ju intelektualët e partisë personale të Albin Kurtit, VV?! A e dëgjuat shefen e grupit parlamentar të partisë personale të Kurtit duke u koordinuar fshehtas me kriminelin sulmues kundër Kosovës Radojčić?!”, ka shkruar Lushi.