Sunday, October 13, 2024
spot_img

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e pranojnë fajësinë

Asnjëri nga tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë, nuk ka pranuar fajësinë.

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq kanë thënë se janë të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.  Me kaq ka përfunduar shqyrtimi fillestar dhe ka përfunduar seanca.

Përndryshe, sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përgatitore për rastin e këtij sulmi, në të cilën të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, u deklaruan lidhur me fajësinë.

Seanca fillimisht nisi me leximin e emrave të të akuzuarve që ndodheshinn në sallën e gjyqit, ndërkohë që prokurori lexoi aktakuzën.

Në seancën e kaluar të mbajtur me 25 shtator ishte shtyrë, Themelorja njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për t’i kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë, edhe për pjesën tjetër të të akuzuarve që kishte ikur.

Më 11 shtator Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë. Si rezultat i dhunës së përdorur u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit