Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Edhe pse prapa hekurave…”, burimi trondit me të rejat për Diddy-n

Sean Combs Diddy kishte shumë pushtet në industrinë e muzikës dhe një burim i afërt me reperin pohon se ai ende e ka atë pavarësisht se është në paraburgim.

Gjegjësisht, manjati 54-vjeçar i muzikës dhe themeluesi i ‘Bad Boy Records’ aktualisht ndodhet në paraburgim federal në New York me akuza të shumta për abuzim seksual dhe shantazh.

P Diddy, i cili aktualisht po përballet me më shumë se 120 pretendime për shfrytëzim dhe abuzim seksual, i ka mohuar akuzat.

“Ai është tepër i zgjuar. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë njerëz, kështu që shumë njerëz i detyrohen atij. Ai e di këtë”, shtoi burimi, duke pretenduar se P Diddy “është i aftë për shumë më tepër gjëra sesa njerëzit, mendo”.

Kujtojmë se reperi P Diddy u arrestua më 17 shtator në New York dhe avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi se Diddy drogonte njerëzit me qetësues kuajsh. Në aktakuzë thuhet se oficerët sekuestruan sasi të mëdha vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpitë e tij në Miami dhe Los Angeles. Përveç kësaj, ata zbuluan edhe armë zjarri dhe municione me numra serikë të dëmtuar. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit