spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Dëmi shkon deri në 90 milionë”

Dibran Hoxha për dyshimet për keqpërdorime në ministrinë e Liburn Aliut: Dëmi shkon deri në 90 milionë

Analisti Dibran Hoxha tha se flitet që dëmi mbi keqpërdorimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, shkon deri 90 milionë euro.

Kështu deklaroi Hoxha në Pressing në T7, duke shpresuar që kryesit e veprës penale ta marrin dënimin e merituar.

“Po flitet që dëmi shkon 90 milionë në dëmtim të buxhetit të shtetit. A i kanë marrë këta paratë a nuk i kanë marrë nuk më intereson, mua më intereson bilanci se sa është dëmtuar buxheti i shtetit, në çfarë mënyre e përcaktojnë veprat penale dhe nëse del që është e vërtetë e marrin dënimin e merituar, shpresoj”, tha Hoxha.


/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit