Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Kam me u kthy pasnesër”- Kërkohet prej prokurorisë, zyrtari i ministrisë së Liburn Aliu lajmërohet live

Naser Hafizi, drejtor i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Infrastrukturës, është duke u kërkuar nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, “shpëlarje e parave” dhe “mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë”.

Hafizi nuk është gjetur në vendbanimin e tij kur autoritetet e sigurisë e kërkuan atë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Debat Plus” Hafizi tha se gjendet në një udhëtim jashtë vendit. Ai u zotua se do të rikthehet në Kosovë pas dy dite.

“Patjetër, patjetër, unë ketë çështje e kam kërku publikisht me u hetu deri në fund. Kam me u kthy pasnesër, e kam aeroplanin niset në mëngjes, diku ka ora 3-4”, tha ndër të tjera Hafizi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit