Ngjarja e rëndë e shënuar sot në Tetovë, në fshatin Sllatinë, ku vdiq një 36 vjeç shtatzënë, bëhet edhe më e rëndë me detajet e publikuara nga mediat atje.
Sipas raportimeve të Alsat.mk, mjekja e cila ishte thirrë për të kryer intervenim urgjent, është nëna e viktimes.
Burri i të ndjerës dhe djali i saj i mitur, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e vdekjeve, ndërsa në raportin e policisë thuhet se burri i gruas, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.
“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.