Sunday, October 13, 2024
spot_img

Stano reagon pas ndryshimit të masës për mallrat serbe

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i pyetur për  vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen pjesërisht të masave të sigurisë për produktet serbe në vendkalimin Merdare, ka thënë se BE-ja mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.

Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s është thelbësore për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal.

“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë integrale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Stano.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar dje heqjen e ndalesës për importin e mallrave serbe, por vetëm kur bëhet fjalë për vendkalimin në Merdare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit