Sunday, October 13, 2024
spot_img

Sveçla: Pikat tjera kufitare për mallra serbe do të hapen pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdare do të jetë e hapur për të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sveçla pikat tjera kufitare për mallra serbe do të hapen pasi të funksionalizohen skanerët me rreze X.

Sipas tij, këto mallra do të kalojnë nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve.

Bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdarë, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.

Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, shkroi ai.

Më tej ministri i Brendshëm tha se gjatë kësaj periudhe transportuesit e mallrave duhet të kenë parasysh këtë ndryshim dhe të bëjnë planifikimin e duhur të kohës së nevojshme për procedurat e reja të kalimit të pikës kufitare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit