Sunday, October 13, 2024
spot_img

“Haxhi LLeshi ka lënë gruan dhe shkon me sekretaren”; shënimi i Enverit në ditarin e tij sekret të datës 22 qershor 82

Shkruar nga Afrim Imaj

Ato që Enver Hoxha nuk i konsumonte në publik dhe në serinë e veprave të tij, i rezervonte në një ditar sekret, që e mbante të fshehtë, ku shkruante me dorën e vet deri në fundin e viteve 70.

Në fillimin e viteve ‘80, kur dora nuk i bindej e ndjehej i pamundur, ka “shkruar” me zë, gjithnjë për çështje e tema delikate, që duheshin arkivuar me siglën sekret. 

I shkërmoqur nga mosha e i tronditur nga goditjet e njëpasnjëshme, shefi i regjimit mbyllej në kabinetin e punës e pasi vinte përpara diktofonin e dhuruar nga marksist-leninistët e Perëndimit, fillonte ligjëratën si të komunikonte me një auditor të zgjedhur, duke rrëfyer e tërhequr vërejte për probleme të ndryshme të Partisë e të jetës së vendit. Ato çka flet, me përkujdesjen e afërt të të shoqes Nexhmije, zbardhen brenda ditës dhe në mbrëmje ia kthejnë t’i lexojë edhe një herë. Aty për aty bën vërejtjet e rastit dhe porosit ç’të mbetet e ç’të hiqet nga ditari. Pjesët më interesante të këtyre shënimeve të panjohura, janë rrëfimet për profilet e bashkëpunëtorëve, ku shfaqen veset dhe anët e mistershme të tyre, për të cilat Hoxha nuk foli kurrë në publik, madje as në forumet e Partisë. Jo rastësisht në këtë ditar i është kthyer disa herë anëve të panjohura të Haxhi Lleshit, asokohe President i Republikës.

Në shënimet e datave 21 dhe 22 qershor 1982, Enver Hoxha për herë të parë flet për intriga e orgji të panjohura që lidhen me të dhe zyrtarë të tjerë të lartë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Po çfarë thotë konkretisht…

E HËNË 21 QERSHOR 1982


Me shokët Ramiz (Alia-shënim i red.), Simon (Stefani shënim i red.) dhe Kadri (Hazbiu) bisedova për çështjen e shokut Haxhi Lleshi, i cili nuk është korrekt nga ana morale, gjë që e ka shtyrë në një rrugë të kundërt me shokët që punojnë në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Këta të fundit i kanë vënë në dukje qëndrimet armiqësore të një farë D.S. që punon atje dhe që, duke mbajtur Haxhiu (Lleshi) qëndrime jo normale me të, kjo grua po vepron në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor si një provokatore e vërtetë, si një intrigante e përsosur.

E MARTË 22 QERSHOR 1982

Po na lind një shqetësim i ri, i rrezikshëm. Kush e shkakton? Ku është burimi? Në kohën kur zbuluam puçin e Beqir Ballukut e kompani, Haxhi Lleshi u fut në konflikt me gruan e tij dhe me të gjithë fëmijët, djem e vajza. Gruaja e Haxhiut, me prejardhje bajraktarësh (Famija Jegeni ka të arratisur politikë në Jugosllavinë titiste) filloi të flasë hapur me këdo, kundër Haxhiut. Ajo po bën këtë veprim skandaloz kundër Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me Hysninë (Kapon) e thirrëm një herë e dy Haxhinë dhe ia kemi vënë në dukje këto që po ndodhin i thamë të merrte masa, ose të ndalonte që gruaja e tij të izolohej në ndonjë fshat.

Përgjigjja e Haxhiut ishte: “Ku të thotë Partia!” Po në këtë kohë filloi edhe lufta e fëmijëve kundër babës (Haxhiut). Djali i tij R.(që punonte në aparatin e Komitetit Qendror) e akuzoi babën e vet si “tradhtar”. U thirr të shpjegohej, ai nguli këmbë në të tijën. U thirr nga Hysniu, Haxhiu. Ky i tha se nuk ka ç’i bën djalit. Hysniu atëherë i shprehu mendimin: Nuk e dërgojmë dhe këtë në fshat të punojë tok me nënën e vet, gruan e Haxhiut?! Ky si zakonisht, ishte dakord duke thënë “Si të thotë Partia!” Kështu u mbyll kjo çështje, megjithatë mbeti e dyshimtë për ne.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit