spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Veliu shpallet “Ylli i Javës”

Mbrojtësi i krahut, Arlind Veliu e ka fituare epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.

FFK-ja, ka bërë të ditur të hënën se Veliu është shpallur “Ylli i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro.

Vlerësimin e më të mirit e ka bërë Komisioni i Veteranëve të futbollit, i cili ka konstatuar se Veliu ishte më i dalluari dhe pati paraqitje fantastike në fitoren e Malishevës 3:1 në udhëtim te Suhareka.

Veliu luajti gjatë tërë ndeshjes dhe shënoi një gol në fitoren e Malishevës, e cila e ka forcuar në krye të tabelës me 17 pikë të mbledhura.

Veliu u shpreh tejet i lumtur pasi mori çmimin, të cilin ia dedikoi bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik të Malishevës për hapësirën e dhënë.

“Objektivi ynë është të jemi në Evropë, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të dalim kampion. Kemi një ekip shumë stabil, kemi lojtarë të talentuar dhe një përbërje të shkëlqyer”, ka thënë ndër të tjera Veliu.

23-vjeçari këtë sezon në elitën e futbollit kosovar ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime në tetë paraqitje me fanellën e Malishevës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit