Sunday, October 13, 2024
spot_img

Bahri Cani: A janë vërtet raportet e Ramës dhe Kurtit të këqija sa flitet?!

Kur flitet për kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti flitet për raporte të ftohta, të mos them të këqija. Dorën në zemër ata të dy vetë janë më së shumti fajtor për këtë „ftohtësi“, sepse shpesh kanë qëndrime të kundërta: Dështojnë takimet ndërqeveritare, Kurti nuk e pret Ramën kur vjen në Kosovë, Rama përzihet edhe në çështje ku „nuk e ka vendin“, bën marrëveshje me fqinjët (kryesisht me Vuçiqin), që Kurti i quan të dëmshme, flitet shpesh për Ballkanin e Hapur pa prezencën e përfaqësuesve të Kosovës, Kurti përzihet në politikën e brendshme në Shqipëri… me një fjalë, tepër shpesh ka disonanca!

Por Kurti thotë se mes tij dhe Ramës ka dhe shumë gjëra të mira që shpesh „harrohen“!

Raportet me Ramën, në pyetjen e gazetarëve, i quan të mira, ndërsa raportet mes qeverive të shkëlqyeshme..

”… mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme midis dy qeverive. E kemi bërë tregun e përbashkët energjetik, kemi hapur 26 vendkalime të reja kufitare për 200 mijë banorët e zonës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kemi mbajtur dy mbledhje të përbashkëta të qeverive me 58 marrëveshje të reja dhe gjithashtu po bëjmë bashkëfinancime në kulturë, në ekonomi e kështu me radhë, me ç’rast Kosova ka edhe dy zyra të veçanta doganore në Porto Romano dhe në Durrës”.

Kurti paralajmëron edhe projekte të reja: Do ta bëjmë edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës. Në kuptimin e projekteve zhvillimore të planeve të punës, të vizionit të përbashkët, nuk kemi dallime, por duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm.

Sipas tij, më së shpeshti bëhet lajm, „aty ku nganjëherë kemi dallim, ajo bëhet lajm dhe përpiqet që të eksploatohet në mënyrë të pamëshirshme”, u shpreh ai për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar të shtunën.

Kurti thotë se rreth Ballkanit të Hapur, dallimi mes tij dhe Ramës është se “më së shumti është shpërdorur „duke u përpjekur që atë dallim që e kemi për çështjen e Ballkanit të Hapur ta vendosin në çdo çështje e në çdo temë në mënyrë të padrejtë”.

Çfarë mendoni ju për këto raporte dhe këtë përshkrim të kryeministrit Kurti?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit