spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

IKSHPK për ujin nga Badovci: Ka rënie të vlerave të manganit, por janë më të larta se ato të lejuara

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi.

Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Mangani.

“Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ. Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L. Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjen nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh që vlerat e manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për KRU “Prishtina” që:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e klorit (Cl) rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L;

Të përcillet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës;

Të zbatohen procedurat standarde për trajtimin e ujit në situata si kjo;

Të bëhet shpërlarja e rrjetit shpërndarës magjistral dhe segmenteve të vogla;

Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK njofton se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimit e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit