spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

‘Bëma djalin noter’: Gruda e quan skandaloze deklaratën e ministres Albulena Haxhiu

“Edhe te ne janë përpjekë me na thanë, këqyr boma djalin noter, këqyre na kanë ardhë me dosje në zyre, ne i kemi thënë largohuni sepse nuk është mënyra se si funksionojmë kështu”, deklaroi ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu në panelin e Lëvizjes Vetëvendosje për drejtësi.

Lidhur me këtë, Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë se është skandaloze se si ministrja ‘nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të raportuar në prokurori raste të shkeljeve të tilla’.

Shkrimi i Grudës:

Në panelin për drejtësi të LVV-së, Ministrja e Drejtësisë paska deklaruar:

“Edhe te ne janë përpjekur të na thonë: ‘Shiko, ma bëj djalin noter’. Kanë ardhur me dosje në zyrë, dhe ne u kemi thënë të largohen sepse nuk funksionojmë kështu.”

Skandaloze! Ministrja Haxhiu nuk i ka raportuar këto raste në prokurori, duke treguar qartë se nuk e kupton detyrimin e saj ligjor për të adresuar shkelje të tilla.

Kur ajo nuk arrin të kuptojë një detyrim kaq elementar, si mund të presim që të udhëheqë suksesshëm reformat në sistemin e drejtësisë?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit