Thursday, October 17, 2024
spot_img

Maqedonci për ushtrinë e Kosovës: Është e krahasueshme me vendet e Ballkanit, i tejkalon shumë prej tyre

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre.

“Ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë ministri.

Maqedonci e ka deklaruar një gjë të tillë përgjatë panelit për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, ai shton se përveç sistemeve Bayraktar e Javelin, ka dhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake.

“Është e pa konceptueshme që në periudhën 2018-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim. Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës”.

“Sistemi Bayraktar, sistemi strategjik Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake”, ka thënë ministri i Mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit