spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Ky është 22 vjeçari nga Vushtrria që vdiq pasi ra në kontakt me rrymën

Një ditë pikëlluese ka qenë e sotmja për familjen Krasniqi nga fshati Zhilivodë i Vushtrrisë, ku pas një kontakti me rrymën ka ndërruar jetë 22 vjeçari Endrit Krasniqi.

Siç njoftohet nga të afërmit, së shpejti do të dihet për kohën e ceremonisë së varrimit të të ndjerit pasi të përfundojnë procedurat e mjekësisë ligjore.

Lajmin e ka konfirmuar Policia së Kosovës.

“Sot rreth orës 10:00, policia në Vushtrri është njoftuar se në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë një person i moshës 22 vjeç, ishte goditur nga rryma elektrike në shtëpinë e tij”.

“Njësitë policore menjëherë kanë shkuar në atë lokacion mirëpo viktima në ndërkohë ishte dërguar nga familjarët në Emergjencën e ShSKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”.

“Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe eksperti i rrymës. Janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore dhe është kontaktuar prokurori kujdestar”.

Rasti është inicuar: Vdekje e dyshuar, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit