Thursday, October 17, 2024
spot_img

Sveçla: Qëllimi i grupit të Radoiçiqit ishte aneksimi i 17% të territorit të Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në panelin për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa ka folur për sulmin terrorist në Basnjkë, ka thënë se Serbia është ndarë e turpëruar nga ai ballafaqim.

Ai tha se kanë arritur ta mposhtin grupin e kryekriminelit Millan Radoiçiqit.

“Arritëm të mposhtim këtë grup terrorist, por edhe t’i zotërojmë dëshmitë e planit të tyre, që ishte asgjë më pak se aneksim i 17% të territorit të Republikës së Kosovës. Do të ishim futur në një cikël të bisedimeve e negociatave e rinegociatave për çlirimin e territorit tonë, që plani tyre ka qenë që t’i detyrojnë të tjerët të futen mes nesh dhe atyre, ashtu siç ka ndodhur në praktikë në raste të mëhershme”.

“Nuk mund t’i ndaj të gjithë detajet e punës tonë në veri, por ju siguroj që ka qenë angazhim i gjithanshëm i pakursyer i të gjithëve, qeverisë, shumicës së deputetëve, organizatës tonë, kjo punë e përbashkët, ky koordinim ka rezultuar mëse i suksseshëm me shumë sfida e vështirësi, por edhe shumë suksese”, ka thënë Sveçla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit