spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Gjermania, 16 mijë leje për shqiptarët – Këto profesione po kërkohen më së shumti

Referuar Institutit Europian të Statistikave EUROSTAT, Gjermania po jep në një vit gati 16 mijë leje qëndrimi për shqiptarët duke u renditur e dyta në Europë pas Italisë.

Në vitin 2008 Germania dha afërsisht 460 leje qëndrimi, ndërsa në 2022 lëshoi 16 mijë të tilla, kryesisht për profesionet mjekë, infermierë, specialist IT, zanatçinj etj.

“Vendet e fuqishme të Europës kryesisht Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Danimarka, Finlanda, Suedia etj. Të gjitha u gjendën përballë faktit që kishin shumë kërkesë për profesione, por tregu I tyre ose më saktë demografia e tyre nuk arrinte dot ta përballonte. Dhe që prej vitit 2010 kur fenomeni ka filluar të ndihet në ekonomi, të gjitha këto vende ka filluar hartimin e strategjive, strategji se si në këtë projeksion demografik të një Europe që po tkurret këta do të zëvendësonin mungesat që do të krijoheshin në vendin e punës, dhe “preja” ku ata hodhën sytë ishin vendet e Europës Juglindore”, thotë Pano Soko, Ekspert për Ekonominë.

Nëse deri dje lejet e qëndrimit jepeshin për njerëzit që në Shqipëri nuk kishin një punë dhe gjenin punë në vendet e Bashkimit Europian, sot ata që po ikin janë njerëz të realizuar që kanë një punë, kanë të ardhura shumë të mira, por që për shkak të mjedisit social që është krijuar në Shqipëri ata nuk e shohin të ardhmen e tyre këtu. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit