spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Kurti takon kryeministrin maqedon, tregon se ҫfarë i tha për incidentin e Presidentes Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, kryeministrin Mickoski.

Kurti thotë se më Mickoskin ka biseduar për tema të rëndësishme, ndër to edhe për inicidentin në Aeroportin e Shkupit me Presidenten Osmani.

Kurti thotë se ‘shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur’.

Postimi i plotë:

Diskutim i hapur, serioz dhe i sinqertë në takimin e parë bilateral me kryeministrin Mickoski gjatë vizitës së sotme në Shkup.

Trajtuam të gjitha çështjet dhe temat e vlefshme e të rëndësishme. Biseduam për bashkëpunimin ekonomik, atë në sundim të ligjit, për projekte infrastrukturore nga të cilat përfitojnë dy shtetet tona dhe të gjithë qytetarët tanë, dhe për incidentin në Aeroportin e Shkupit ndaj Presidentes Osmani. Shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur. Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që në të njëjtën kohë të sigurohemi që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe me synime të qarta për integrim evropian. Shkëmbimet tregtare janë rritur ashtu sikurse edhe eksportet tona në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Falënderoj delegacionin e kryesuar nga kryeministri Mickoski për pritjen dhe përkushtimin e tyre për të avancuar raportet bilaterale dhe për të kontribuar në bashkëpunim edhe më të madh rajonal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit