spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Vjedhje në shtëpinë e familjes Bakiq në Prizren, pronari raporton se hajnat ia vodhën 30 mijë € që i fshehu

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri.  Kështu e ka pësuar një familje në Prizren.

Persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Bakiq, ku kanë arritur që të vjedhin para të gatshme.

Bazuar në dëshminë e pronarit të shtëpisë, i cili e ka denoncuar rastin në Polici, hajnat kanë vjedhur rreth 30 mijë euro që i kishte fshehur para disa muajsh.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit