Gazeta ka raportuar për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person rreth moshës 38-vjeçare ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.
38-vjeçari i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit, është plagosur në këmbë.
Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalin e Mitrovicës, ku edhe po trajtohet.
Ndërkaq, personi i dyshuar nuk është arrestuar akoma.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Policia ka pranuar informacion për plagosje në rrugën “Shemsi Ahmeti”, një person rreth moshës 38-vjeçare është i plagosur, ai është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, aty po trajtohet. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat e nevojshme për hetimin e rastit”, ka thënë ai.