spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

E reja e Rugovës përfshihet në politikë, kritika qeverisë së Kosovës: S’duhet të prishim raportet me ndërkombëtarët!

Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e kryeministrit Edi Rama, “Flasim”.

Gjatë bisedës me kreun e qeverisë shqiptare, teksa foli për biznesin dhe ambicien për të zgjeruar sipërmarrjet e saj, Blerta Kllokoqi Rugova tregoi edhe planet për t’u angazhuar më shumë në politikë. Ajo kritikoi disa nga politikat e ndjekura nga qeveria aktuale e Kosovës, veçanërisht në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa Rama theksoi domosdoshmërinë që vende të vogla si tonat, të kenë miq të mëdhenj si SHBA.

Rama: Çfarë do të bëje ndryshe? (e pyet për përfshirjen në politikë)

Rugova: Po flasim te mjekësia, pasi e kam studiuar edhe vetë. Unë nuk dyshuar që nuk është duke u punuar, por në përgjithësi sigurimet shëndetësore janë një element, që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, ka nevojë për marrje të hapave konkrete, sepse ne lëvizim shumë drejt Maqedonisë për shëndetësinë dhe harxhojmë shumë, apo në Turqi. Duhet të punojmë shumë në këtë drejtim, që të paktën të rregullohet infrastruktura, paga e mjekëve sepse mjekët po ikin jashtë. Para së gjithash, duhet ndjekur një rrugë nga çfarë na është pasur më herët, të mos prishim raportet me ndërkombëtarët. Kjo është një frikë personale imja dhe ndoshta edhe e shumë të tjerëve, që kanë qenë apo janë aktivë në politikë. Zhvillimet e fundit po i shohim me një sy shumë kritik, sidomos kritikat që po vijnë me të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto janë disa elemente që duhen parë, zgjedhjet janë shumë shpejt.

Rama: Për mua, është një parakusht absolut për çdo vend të vogël, që të ketë miq. Po sjell shembullin e një vendi të vogël dhe një vendi të pasur në Lindjen e Mesme, është një bisedë me liderin e atij vendi. E mbaj mend kur po diskutonim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dihet që aty ka pasur një kontekst të ngatërruar, se çështja e Palestinës e ka ndarë me thikë raportin mes Izraelit dhe vendeve arabe. Por, për shkak të çështjeve të Palestinës dhe pozicioneve të ndryshme me Izraelin, e vetëdijshme që edhe raporti me SHBA është i diskutueshëm. Por, nuk e harroj kur thoshte që ne kemi bekimin nga Zoti sepse jemi vend i pasur. Gjithë ajo pasuri nëntokësore. Kemi pasur mundësinë të rritemi dhe sot jemi një vend i begatë. Por, mos harro, jemi shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miqtë e mëdhenj. Sepse ditën kur dikush më i madh të na trokasë në derë, mund ta mbrojmë shtëpinë nëse kemi një mik më të madh se ai. Mbajtja e miqve në kushtet e vendeve si tonat, është një parakusht për të cilin çdokush ka në dorën marrëdhëniet ndërkombëtare, raportin e shtëpisë me çfarë ka jashtë shtëpie.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit