Një incident ka ndodhur sot në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë, ku disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike, me ç’rast dy prej tyre kanë mbetur të lënduar.
Policia ka ndërhyrë për ta ndaluar rrahjen mes disa personave, e cila ka ndodhur mëngjesin e së shtunës rreth orës 09:00.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se kater persona janë shoqëruar në Polici.
“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka thënë ajo.
Motivet e kësaj përleshjeje nuk dihen akoma.
Ndërkaq, Policia në koordinim me prokurorinë tashmë po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për hetimin e rastit.