Ky edicion është pasuruar me dy mbrëmje dhe 7 ansamble muzikore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Në natën e parë të festivalit morrën pjesë :
Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjakova”, Ansambli “Presheva”, Kori “Nexhmije Pagarusha”, Grupi “Tirana Folk”.
Në natën e dytë morën pjesë : Ansambli “Mall për Camërine”, Ansambli i këngëve popullore “Gryka e Kaqanikut”, Ansambli i këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” Kumanovë.
Të gjithë ansamblet kanë perfomuar në nivel të lartë artistik, juria profesionale e përbërë nga : Prof. Zhani Ciko – Dirigjent (Kryetar Jurie), Prof.Ylber Asllanaj – Drejtor artistik i ansamblit “Shota”, Prof. Adelina Paloja – Soliste e Operës së Kosovës, të cilët kanë bërë punë profesionale duke i vlerësuar me këto çmime :
Çmimi i parë Ansambli “Mall për Çamërinë”, “Çmimi prof. Fahri Beqiri”, Çmimi i dytë Ansambli “Bajram Shabani” Kumanovë, Çmimi i tretë dhe Çmimi i festivalit Ansambli “Presheva”, Çmimi i publikut Kori “Nexhmije Pagarusha” , Orkestra më e kompletuar Ansambli “Gjakova” , Orkestra më e mirë Ansambli “Gryka e Kaqanikut” dhe Dueti më i mirë Rinesa Krasniqi dhe Naim Rexha, Solistja më e mire Nurije Miftar, Solisti më i mirë Bujar Cici.
Në fund drejtori i festivalit Prof. Naser Dula i ka falenderuar të gjithë ansamblet për përkrahjen e edicionit të 6-të me radhë si dhe mbështetësit për realizimin e festivalit : DKRS – Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Haxhijaha Trade, Sponsor medial Radio Televizioni i Kosovës dhe Radio Televizioni Shqiptar.