Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të premten në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, ku për pasojë mbeti i lënduar një motoçiklist. Vozitësi pësoi lëndime të rënda trupore dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.
Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, gjendja e të cilit është kritike dhe i njëjti ndodhet në rrezik për jetën.
I mituri dyshohet se e shkaktoi aksidentin teksa ishte duke lëvizur pa helmetë motoçikletën – ku goditi një veturë dhe u përplas në një shtyllë e më pas përfundoi jashtë rrugës.
Si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë, 17-vjeçari u transportua nga Prizreni për në QKUK.
Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.